Bjellorusia filloi sot stërvitjet ushtarake në rajonet në kufi me Ukrainën dhe anëtarët e Bashkimit Evropian, Lituaninë dhe Poloninë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e atij vendi.

Siç raporton Reuters, Ministria njoftoi në Telegram se qëllimi i stërvitjes tre-ditore në rajonet Gomel dhe Grodno është të trajnojë oficerët dhe njësitë e mbrojtjes territoriale se si të mbrojnë rajonet e tyre dhe si të veprojnë në rast të gjendjes së jashtëzakonshme.

Bjellorusia, aleati më i ngushtë i Rusisë, ka parë një përkeqësim të marrëdhënieve me fqinjët e saj perëndimorë dhe Ukrainën në vitet e fundit, veçanërisht pasi Moska përdori territorin bjellorus si bazë për pushtimin e saj në Ukrainë, të cilin e nisi në shkurt 2022. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";