Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka akuzuar Moskën për zhvillimin e një “fushate të qëllimshme” të mizorive në qytetin ukrainas, Buça.

Këto deklarata vijnë disa ditë pas publikimit të të dhënave që sugjerojnë se dhjetëra civilë u vranë nga forcat ruse, të cilat e kishin pushtuar këtë zonë. Moska tërhoqi trupat nga Buça në fillim të prillit.

“Çfarë kemi parë në Buça nuk është një veprim i rëndomtë i ndonjë njësie ushtarake që ka vepruar krye në vete”, tha Blinken për gazetarët më 5 prill, teksa u nis drejt Brukselit, ku të mërkurën dhe të enjten do të takohen ministrat e Jashtëm të NATO-s.

“Kjo ishte një fushatë e qëllimshme për të vrarë, torturuar, dhunuar dhe për të kryer mizori. Raportimet janë të besueshme, të dhënat janë aty që bota t’i shohë”, shtoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Blinken nuk ofroi asnjë dëshmi për të mbështetur këto pretendime.

Pasi trupat ruse u tërhoqën nga Buça, që gjendet në veriperëndim të Kievit, zyrtarët ukrainas me të arritur gjetën dhjetëra trupa të civilëve të vrarë nëpër rrugët dhe shtëpitë e këtij qyteti.

Pamjet e tmerrshme të trupave të pajetë, ku disa prej tyre kishin të lidhur duart pas shpine, nxitën dënim ndërkombëtar të Rusisë, e cila mohon se forcat e saj kanë kryer vrasjet dhe i quan “të rreme” këto akuza./ Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";