Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën se ka autorizuar vendet baltike, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë që të dërgojnë në Ukrainë raketa anti-tank dhe anti-ajrore të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, një lëvizje që vjen në mes të tensioneve në rritje të Ukrainës me Rusinë.

“Përshpejtova dhe autorizova dhe ne mbështesim plotësisht transferimet e pajisjeve mbrojtëse që aleatët e NATO-s, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë po i ofrojnë Ukrainës për të forcuar aftësinë e saj për t’u vetëmbrojtur përballë agresionit të paprovokuar dhe të papërgjegjshëm të Rusisë,” tha zoti Blinken në një postim në Twitter.

Ai falënderoi gjithashtu këto ish-republika sovjetike dhe anëtare e NATO-s, “për mbështetjen e tyre për Ukrainën.”

Miratimi nga ana e zotit Blinken për dërgesat e armëve erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, nuk arritën ndonjë përparim në lidhur me Ukrainën në takimin e nivelit të lartë, përveç premtimit se do të vazhdojnë bisedimet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u takuan për rreth një orë e gjysmë në Gjenevë, por asnjëri prej tyre nuk ndryshoi qëndrim lidhur me çështjet thelbësore.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u takuan për rreth një orë e gjysmë në Gjenevë, me të dy zyrtarët që refuzuan të lëvizin për kërkesat thelbësore.

“Ne kemi qenë të qartë se nëse ndonjë forcë ushtarake ruse kalon kufirin e Ukrainës, kjo do të përbënte një pushtim të ri. (Një veprim i tillë) do të përballet me një përgjigje të shpejtë, të ashpër dhe të bashkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët dhe aleatët tanë,” tha ai në një konferencë shtypi në Gjenevë, pas takimit me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Perëndimi po kërkon që Rusia të tërheqë trupat dhe armët e saj nga kufiri me Ukrainën, ndërsa Moska po bën presion që NATO të kufizojë operacionet e saj në Evropën Lindore dhe Qendrore dhe këmbëngul që aleanca ushtarake perëndimore të refuzojë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Blinken tha se SHBA dhe aleatët e saj janë të përgatitur të trajtojnë shqetësimet e Rusisë, megjithëse jo pa kushte.

Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia ka grumbulluar rreth 100,000 trupa përgjatë kufirit të saj me Ukrainën.

“Ata kanë një prani të konsiderueshme force e cila nuk është pakësuar. Në fakt, ajo ka vazhduar të rritet. Dhe ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar,” u tha gazetarëve të premten sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.

Pavarësisht shqetësimeve të tilla nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, zoti Lavrov u përpoq të premten ta paraqiste Ukrainën si agresore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Askush nuk e fsheh faktin se armët po i dorëzohen Ukrainës, se qindra instruktorë ushtarakë po vërshojnë në Ukrainë tani,” tha Lavrov.

Megjithatë, ministri i jashtëm rus i quajti bisedimet “konstruktive dhe të dobishme”.

Lavrov tha gjithashtu se bisedimet do të vazhdonin mbi kërkesat e sigurisë së Kremlinit dhe se si Rusia ashtu edhe SHBA-ja ishin zotuar të vendosnin shqetësimet e tyre me shkrim për diskutime të mëtejshme.

Në një deklaratë të përbashkët të premten vonë, ministrat e mbrojtjes të tre shteteve baltike thanë se “qëndrojnë të bashkuar në angazhimin tonë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm rus.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deklarata thoshte se Estonia do t’i japë Ukrainës armë anti-tank, ndërsa Letonia dhe Lituania po transportonin raketa anti-ajrore dhe pajisje të tjera për të forcuar aftësitë ushtarake mbrojtëse të Ukrainës. Nuk ishte menjëherë e qartë se kur do të mbërrinin në Ukrainë armët dhe pajisjet./VOA