Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka dhënë detaje për bisedën telefonike të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Blinken ka thënë se e ka falenderuar Kurtin për pritjen e afganëve, teksa ka kujtuar se shumë prej qytetarëve të Kosovës vetë dikur ishin refugjatë.

 

“Në bisedën time sot me Kryeministrin e Kosovës Albin Kuri e falenderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve në rrezik. Qytetarët e Kosovës, shumë prej të cilëve dikur refugjatë vetë, sërish kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, shkroi Blinken.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";