Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se vizita që do të zhvillojë në Lindjen e Mesme ka disa qëllime, përfshirë arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe lirimin e pengjeve.

Kjo vizitë, sipas tij, do të jetë “për të diskutuar arkitekturën e duhur për një paqe të qëndrueshme rajonale”.

Blinken do të qëndrojë gjatë kësaj jave në Lindjen e Mesme, tha më herët gjatë së martës Departamenti amerikan i Shtetit.

Kryediplomati amerikan do të qëndrojë në Arabinë Saudite dhe Egjipt, ku do të takohet me udhëheqës të lartë të të dyja shteteve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më shumë ndihmë humanitare në Gazë, por edhe diskutimet për planifikimet se çfarë do të ndodhë në enklavën palestineze pasi lufta të përfundojë do të jenë në agjendën e bisedimeve mes Blinkenit dhe zyrtarëve sauditë dhe egjiptianë.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Izraeli u kundërpërgjigj me ofensivë tokësore dhe ajrore në Rripin e Gazës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi, si pasojë e luftës janë vrarë mbi 31.000 persona, shumica gra dhe fëmijë./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";