Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ndalimi i rreth 10,000 luftëtarëve të Shtetit Islamik në kampet në Siri, ka çuar në një “situatë të paqëndrueshme”.

Luftëtarët e grupit ekstremist janë internuar në kampe që udhëheqin forcat kurde, me mbështetjen e SHBA-së, qëkur Shteti Islamik është shpallur i mposhtur, në vitin 2017.

Duke folur në një takim në Romë për luftën kundër Shtetit Islamik, Blinken tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u bëjnë thirrje vendeve që t’i riatdhesojnë, rehabilitojnë dhe ndjekin penalisht shtetasit e tyre, që i janë bashkuar grupit.

“Kjo situatë është e pajustifikueshme. Nuk mund të zgjasë gjithmonë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i nxisin vendet e origjinës, përfshirë partnerët e koalicionit, që t’i riatdhesojnë, rehabilitojnë dhe, ku është e mundur, ndjekin penalisht qytetarët e tyre”, tha Blinken.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se mposhtja e plotë e Shtetit Islamik kërkon adresimin e kërcënimeve që paraqet grupi jashtë Irakut dhe Sirisë, më saktësisht në Afrikë.

Shteti Islamik ka marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të Irakut dhe Sirisë në vitin 2014.

Grupi është mundur ushtarakisht tre vjet më vonë nga një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Që nga ajo kohë, grupi ka kryer sulme nëpër pjesë të Irakut verior dhe në kufi me Sirinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në muajt e fundit, zyrtarët irakianë ua kanë atribuar militantëve të Shtetit Islamik më shumë se 25 sulme vdekjeprurëse./ REL