Lëvizja e më shumë se 200 anijeve që eksportojnë grurin sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara është bllokuar. Këtë e bëri të ditur Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës.

 

Bllokimi vjen vetëm një ditë pasi Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj nga marrëveshja pas pretendimeve të saj se Kievi urdhëroi sulme me dronë në qytetin e Krimesë, Sevastopol.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga këto 218 anije në total, 95 tashmë janë larguar nga portet e Ukrainës dhe janë në pritje të inspektimit për tu nisur drejt destinacioneve përfundimtare.

 

Anijet e tjera presin gjithashtu të dalin nga portet ku marrin ngarkesat. Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky, e quajti vendimin e Rusisë të qëllimshëm për të thelluar krizën e ushqimeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia filloi të rëndonte qëllimisht krizën ushqimore që në shtator, kur bllokoi lëvizjen e anijeve. Nga shtatori e deri më sot, në korridorin e grurit janë grumbulluar tashmë 176 mjete lundruese, të cilat nuk mund të ndjekin rrugën e tyre.

 

Ndërkohë, udhëheqësit botërorë kanë kritikuar Rusinë për pezullimin e marrëveshjes. Ata i kanë bërë thirrje kreut të Kremlinit, të heqë dorë nga përdorimi i ushqimit si armë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";