Një gjyqtar amerikan ka bllokuar përkohësisht ligjin e ri kontrovers në Teksas, që ua ndalon abortin grave.

Gjyqtari, Robert Pitman ka kërkuar nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden për ta penguar zbatimin e ligjit, derisa është duke u sfiduar ligjshmëria e tij.

Ligji është miratuar nga politikanët republikanë në Teksas.

Shtëpia e Bardhë e ka konsideruar këtë vendim si të rëndësishëm për kthim të të drejtave kushtetuese të grave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjyqtari Pitman, nga Austin, e ka shkruar një dokument prej 113 faqeve, duke thënë se nga momenti kur ka hyrë ligji në fuqi, më 1 shtator, “grave u është ndaluar paligjshëm që të kontrollojnë jetët e tyre, sipas është e paraprarë me kushetutë”.

Një numër i klinikave në Teksas, kanë thënë se janë duke bërë plane për të rikthyer abortet “sa më shpejt që është e mundur”.

Grupet kundër abortit, në anën tjetër, kanë akuzuar gjyqtarët për “ushqim të industrisë së abortit”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përshkruar ligjin si “sulm të pashembullt” ndaj të drejtave të grave, mirëpo guvernatori i Teksasit, Greg Abbott e ka mbrojtur atë duke thënë se “liria më e madhe është vetë jeta”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Administrata e Bidenit ka nisur veprime ligjore kundër këtij vendimi pasi Gjykata Supreme – me shumicë konservatore – nuk ia ka ndaluar Teksasit zbatimin e ligjit.