Gjykata e Lartë e Brazilit ka vendosur që  ish-presidenti  Bolsonaro  duhet te hetohet, nëse ka lidhje me trazirat e së dielës në kryeqytet.

 

Ky vendim vjen disa ditë pasi ish-presidenti publikoi një video, në cilën vihej në dyshim legjitimiteti i zgjedhjeve presidenciale, që u zhvilluan në muajin tetor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokurorët thanë se Bolsonaro mund të ketë nxitur mbështetësit e tij me pretendime të tilla dhe prandaj i kërkuan Gjykatës së Lartë që ta përfshijnë edhe ish-presidentin në hetim.

 

Në videon e publikuar nga Bolsonaro pretendohej se presidenti në detyrë  nuk u votua, por u zgjodh nga Gjykata e Lartë dhe autoriteti zgjedhor i Brazilit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas shumë analistëve në Brazil, Bolsonaro ka nxitur turmën e ekstremit të djathtë që  të sulmoje Parlamentin, Gjykatën e Lartë dhe zyrat presidenciale. Ish-udhëheqësi i Brazilit mund të përballet me pasoja penale, nëse rezulton fajtor për nxitjen e trazirave kundër rendit kushtetues.

 

Brazili u përfshi nga kaosi, pasi mbështetësit e ish-presidentit  nuk pranuan ndërrimin e pushtetit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rreth 3 mijë protestues  sulmuan 3 institucionet kryesore Kongresin, selinë e qeverisë  dhe Gjykatën e Lartë. Rreth 15 000 protestues u arrestuan në këtë tubim.