Një muaj pasi humbi zgjedhjet presidenciale në Brazil, Zhair Bolsonaro ka paraqitur një peticion kundër rezultatit.

 

Bolsonaro dhe partia e tij Liberale pretendojnë se njëra nga makineritë e numërimit elektronik ka keqfunksionuar duke ndikuar në rezultat. Avokatët e tij kanë kërkuar nga autoriteteve zgjedhore të Brazilit që ti anulojnë votat e numëruara nga kjo makineri dhe ti japin fitoren Bolsanoros, sepse sipas tyre ai ka marr 51% të votave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër autoritetet zgjedhore pohojnë se pavarësisht gabimit, rezultati nuk është ndikuar. Ato pohojnë se meqenëse të njëjtat makineri numërimi u përdorën në raundin e parë të zgjedhjeve, ku partia e Bolsonaro mori më shumë vende në të dy dhomat e kongresit, atëherë ankesa duhet të modifikohet dhe anulimi të bëhet edhe për raundin e parë.

 

Komisioni zgjedhor tashmë ka shpallur fitoren e ish-presidentin e majtë Luiz Inácio Lula da Silva. Ndërsa Bolsonaro dhe mbështetësit e tij kanë vendosur ta refuzojnë atë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti i ri Lula da Silva mori mbi 60 milionë vota, duke thyer rekordin e tij nga viti 2006.