Ish-kryeministri Borjko Borisov dhe partia e tij Gerb duket se janë fituesit e zgjedhjeve të parakohshme në Bullgari, të katërtat që mbahen në vend brenda 2 vitesh.

 

Sipas të dhënave paraprake, Gerb ka marrë 24.6% të votave ndërsa rivalja e tij “Vazhdojmë ndryshimin” e cila kishte fituar zgjedhjet e mëparshme, është në vendin e dytë me 18.9%.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Partia nacionaliste Vazrazhdane (Rilindja) është në rritje, me mbi 10% të preferencave, ndërkohë që mbeten dyshimet për mundësinë e formimit të qeverisë.