Numri i refugjatëve ukrainas vazhdon të rritet ndjeshëm dhe më shumë se 1.5 milionë njerëz janë larguar nga vendi deri më tani.

Filippo Grandi, komisioneri i lartë i agjencisë atë që po ndodh sot me ukrainasit e ka cilësuar krizën me rritjen më të shpejtë të refugjatëve në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndërkohë,  sipas shefit të BE-së Josep Borell rreth pesë milionë ukrainas pritet të largohen nga vendi nëse vazhdojnë bombardimet ruse ndaj Ukrainës, duke theksuar se Europa duhet të përgatitej për fluksin e refugjatëve.

“Ne duhet të përgatitemi për të pritur rreth pesë milionë emigrantë.  Ne gjithashtu duhet të mobilizojmë të gjitha burimet e BE-së për të ndihmuar vendet që do të strehojnë ukrainasit që po largohen nga lufta, ” përfundoi Borrell.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";