Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell do të vizitojë sërish Ukrainën. Në një komunikim për gazetarët në Varshavë, Borrell tha se një shtysë e re për të armatosur Ukrainën ishte e nevojshme për të mposhtur Rusinë, duke e kërkuar këtë gjë nga të gjitha shtetet anëtare në Union.

Unë jam në rrugën time për në Kiev. Nuk është vetëm një çështje kohe. Është një çështje e sasisë dhe cilësisë së furnizimeve tona. Dhe ne sigurisht duhet të bëjmë më shumë dhe më shpejt sepse Ukraina duhet të mbizotërojë,” tha Borrell.

Vizita në Ukrainë do të jetë e katërta e Borrelit që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt 2022./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";