Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë fiter bajramin, ditë e cila shënon fundin e muajit të agjërimit e sakrificës.

Në orët e para të mëngjesit mijëra besimtarë falën namazin në Malin Arafat, ose të njohur ndryshe “Mali i Mëshirës”, që ndodhet në juglindje të Mekës. Kjo është hera e parë pas dy vitesh që xhamia më e madhe në Arabinë Saudite ka funksionuar me kapacitetin e plotë, që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit.

 

Më shumë se 200 mijë besimtarë besimtarë falën namazin e fiter bajramit edhe në xhaminë Al-Aksa, një nga tre vendet e shenjta për myslimanët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Myslimanët mbushën po ashtu në xhaminë Hagia Sophia në Stamboll. Duy vjet më parë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ktheu Hagia Sophia objektin e kultit të epokës bizantine në një xhami.

 

Në vendet e tjera me shumicë myslimane, pjesëmarrja në faljen e namazit ka qenë më masive. Fiter bajrami u festua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, vendet aziatike, Europë, Ballkan, SHBA, Australi, e deri në Afrikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";