Britania e Madhe ka regjistruar 77 infeksione të tjera të lisë së majmunëve, duke e çuar në 302 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara.

 

Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Britaninë e Madhe (UKHSA), 73 raste të lisë së majmunëve u zbuluan në Angli, dy në Skoci dhe dy në Uells.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Aktualisht janë 287 raste të konfirmuara në Angli, 10 në Skoci, 2 në Irlandën e Veriut dhe 3 në Uells”, raportoi UKHSA.

 

Edhe pse rreziku i lisë së majmunëve për publikun e gjerë mbetet i ulët pasi virusi transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik dhe nuk përhapet lehtë, agjencia britanike u ka bërë thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Lija e majmunit është një infeksion i rrallë viral që nuk përhapet lehtë mes njerëzve, por mund të transmetohet nga kontakti i ngushtë fizik, si puthja, kontakti lëkurë me lëkurë, akti seksual dhe ndarja e gjërave si shtrati dhe peshqirët”, tha Kevin Fenton, drejtori rajonal i shëndetit publik në UKHSA.

 

Sipas të dhënave të publikuara nga agjencia javën e kaluar, mbi 50 për qind e rasteve të regjistruara në Angli u zbuluan tek meshkujt që u identifikuan si homoseksualë ose biseksualë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rastet e lisë së majmunëve janë identifikuar në 27 vende. Shumica e rasteve janë regjistruar në Amerikën e Veriut dhe Evropë.