Spitalet në Britaninë e Madhe kanë filluar nga sot përdorimin e një ilaçi të posaçëm kundër Covid.

Autoritetet bëjnë me dije se bëhet fjalë për medikamentin “Ronapreve”, i cili u aprovua para një muaji nga Autoriteti për Ilaçet dhe Produktet Shëndetësore në Britaninë e Madhe për përdorim spitalor mbi personat që janë të shtruar në repartin intensiv apo ndaj atyre që nuk mund të krijojnë vetë anti-trupa.

“Ronapreve” është një koktail anti-trupash, të cilat ndihmojnë që organizmi i njeriut të luftojë virusin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";