Britania e Madhe do të ofrojë bërjen e testeve të anti-trupave të Covid-19 që nga java e ardhshme. Sky News shkruan se që nga dita e martë, qytetarët në Angli do të kenë mundësi të regjistrohen në program për bërjen e tetesteve të anti-trupave.

Sipas mediave të huaja në këtë program do të kenë mundësi të marrin pjesë rreth 8000 persona. Regjistrimi në programin për bërjen e testeve do të nisë nga dita e martë dhe do të kenë mundësi për tu regjistruar të gjithë personat nga mosha 18-vjeç e sipër. Rezultatet do të përdoren për të monitoruar nivelet e anti-trupave në çdo person, që ka kaluar Covid-19.

Kjo është hera e parë në Britaninë e Madhe që janë ofruar testet e anti-trupave për publikun. Kjo gjë vjen pas diskutimeve për shpërndarjen e dozave të tretë të vaksinës anti-Covid në Angli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";