Kryeministri britanik, Boris Johnson pritet që të shpallë sot planet e vendit që të ofrojë doza përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobët dhe të moshuarit.

Zyra e kryeministrit Johnson tha se Qeveria ka marrë këshillën përfundimtare nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) mbi programin e dozave shtesë të vaksinave.

Sipas njoftimit, kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid do të përcaktojnë se si do të fillojë ky program. JCVI ka dhënë më parë se dhënia e dozave shtesë mund të fillonte në shtator.

Qeveria e Johnson ka bërë të ditur tashmë se për të kontrolluar përhapjen e virusit do të fokusohet te procesi i imunizimit, duke përfshirë dozat përforcuese, dhe testimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";