Një ish burg i sigurisë së lartë në rrethinat e Uashingtonit, i ndërtuar 91 vite më parë, ku torturoheshin të dënuarit, është transformuar në një kompleks rezidencial luksoz falë investimit të një kompanie ndërtimi.

Burgu i Lorton në Virginia u ndërtua si një qendër për punë të detyruar dhe më pas strehonte të dënuarit, të cilët torturoheshin dhe abuzoheshin përgjatë të ashtuquajturave “Netë terrori”.

Me kalimin e kohës ai u kthye në një nga burgjet më të dhunshëm dhe të mbipopulluar në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 2001 ai u mbyll dhe iu shit Fairfax County, e cila po i bën një shndërrim total duke i kthyer ndërtesat ekzistuese dhe zonën përreth në një kompleks luksoz ku pothuajse nuk mungon asnjë gjë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas disa mediave amerikane, tashmë pjesa më e madhe e apartamenteve të rindërtuara janë shitur dhe dhënë me qira.