Nga Ferdinand Agalliu*

Duhet pranuar, se, në ambjentin shoqëror, urrejtja e verbër politike  është bërë  vërtetë dicka e padurueshme. Por, me sa duket,  politikanët tanë kjo i zbavit shumë. Për ta është i pakuptimtë shërbimi ndaj vëndit dhe shoqërisë. Një mendimi të tillë ata i druhen shumë dhe do ta trajtonin në këtë rast vehten thjesht si cdo i sëmurë që ka nevojë për ndihmë. Kuptohet,  interesi vetjak i bënë skajshmërisht jo shoqëror në sjellje. Ineresi i tyre është pushteti dhe ky me të vetmin qëllim, të fitojnë sa më shumë.

Sjellja e tyre mund të përmblidhet fare shkurt në thënien : “ paraja dhe miqësia rrinë bashkë, aq sa edhe vaji me ujin.”

Sidoqoftë, mendoj, vec dëshirës për të zhvatur, urrejtja ka edhe një burim tjetër. Janë  normat morale që kanë sunduar dhe vazhojnë të sundojnë tek ne ato që e ushqejnë dhe mbajnë gjallë atë.Dhe për ta konkretizuar sadopak këtë, po paraqes një diskutim në ambjentin tim familjar më shumë se dyzet vjet  më parë…

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bisedonim në kuzhinën dhomë – pritje për dëmet e pallogaritshme që sjell pirja e duhanit. Kuptohet, pinim duhan  dhe diskutimi sa vinte e bëhej më i zjarrtë. Të gjithë sillnim në bisedë argumeta për tmerret që buronin nga duhanpirja.

Xhaxhai ynë, gjuhëtar, pedagog universiteti, i ardhur për vizitë tek ne, na dëgjonte me  vëmëndje dhe nuk fliste fare. Në një moment, për ta përfshirë edhe atë në diskutim, e pyes: po ju c’farë mendimi keni? Mbaj mënd, pasi lëvizi pak nga vëndi, na u drejtua pak a shumë me këto fjalë:

-Dëgjoni, cuna, po ju dëgjoja me vëmëndje  dhe të them të drejtën nuk e dija se paskeni qënë vërtetë budallenj. C’farë kujtoni ju, se me ato që keni lexuar tek “Shkenca dhe Jeta” do  mund të arrini të lini duhanin? Gjepura.

– Për këtë ju pyetëm,  ju c’farë na sugjeroni?- vazhdova  unë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Së pari, ju pyes seriozisht, doni ta lini duhanin, apo jeni përfshirë në këtë diskutim thjesht të kaloni kohën?

– C’kuptim ka kjo, ju e shikoni që ne kemi dy orë që luftojmë të gjejmë argumenta për ta shmangur këtë të keqe që na ka zënë. Pse duhet të dyshosh në sinqeritetin e synimit tonë?- u hodh e tha njëri nga diskutantët. Xhaxhai, i ndritë shpirti atje ku është, pasi mori frymë thellë, tha:

– Dakord. E kuptoj se qënkeni në prag të marrjes së një vendimi që ju bënë nder. Por lënia e duhanit, e këtij vesi të pamëshirshëm, është  dicka tmerrësisht e vështirë. Për këtë arsye, kërkoj prej jush të jeni plotësisht të vëmëndshëm në ato që do t’ju them. Dhe pasi u bind, se përqëndrimi ynë ishte në shkallën e nevojshme, vazhdoi:

-Duke ditur sa e vështirë është të lësh duhanin, gjëja e parë që ju duhet të bëni, pra kushti themelor është: ju duhet ta shpallni atë medoemos ARMIK. Ju duhet ta urreni atë, dhe pa e shpallur si të tillë, as që mund të pretendoni për sukses. Por, kuptohet, kjo nuk është e mjaftë. Sepse, ashtu sic edhe e dini, gjermanët, rusët, polakët, anglezët, francezët, e shume popuj të tjerë, gjatë luftës së fundit u perleshën si armiq të betuar, por pasi lufta mbaroj,  u bënë përsëri miq. Kështu mund të ndodh edhe me ju. Mund ta lini përkohësisht duhanin dhe më vonë ta rifilloni pirjen e tij. Kjo nuk mund te quhet lënie. Ndaj po ju them, i vetmi burim, ku ju të mund të siguroni një urrejtje të përjetshme për duhanin, ose më saktë, që urrejtja për të t’u bëhet dicka organike, pjese e shpirtit, është të lexoni dhe rilexoni me vëmëndjen më të madhe kapitullin e luftës së klasave në veprën e “ndritur” të shokut Enver. Ky kapitull të pais me një urrejtje të hatashme për armikun. Një urrejtje e vrazhdë dhe e verbër, e cila do t’ju shoqëroj kudo, ditën, natën, në të ftohtë apo vapën përvëluese, në ëndërr apo zhgjëndërr, punë, pushim apo festa. Urrejtjet fisnore, aparteidi, ndarjet fetare dhe një numër i pambarimtë arsyesh që mund të cojne drejt saj nuk janë asgjë përballe urrejtjes që buron nga studimi i këtij kapitulli. Natyrisht, ju mund te thonit se urrjtja qe buron nga lufta e klasave eshte e vlefshme vetem per mardheniet midis njerezve, por gaboni rende. Eshtë, si të thuash, një urrejtje me spektër të gjërë, kolerë e vërtetë. Edhe sikur të dilte shkencërisht që duhani jo vetëm nuk të dëmton, por, përkundrazi, të bënë mirë për shëndetin, ju do të vazhdonit stoikisht ta urrenit dhe as që do t’ju shkonte nëpër mënd për t’u pajtuar me rezultatet e reja, qofshin ato thellësisht shkencore. Ndaj nguleni mirë në kokë, burim tjetër për të urryer përjetësisht nuk ka…

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kaq tha. Mbaj mënd, për pak sekonda pllakosi heshtje. Pastaj filluam të buzëqeshnim dhe në fund ja plasëm gazit.

Atëherë ne qeshëm me të madhe me ironinë e atyre fjalëve. Qeshnim, sepse si të rinj që ishim, sinqerisht besonim se burimi i urrejtjes një ditë do të shteronte. Dhe kishim kurdoherë shpresë për ditë më të mira.  Por nuk kishim të drejtë. Këtë po na e vërteton më së miri koha ku jetojmë. Ndaj, pa mëdyshje mund të thuhet, se pa qërimin nga kjo botë të brezit tonë, as që mund të pretendohet për dicka ndryshe. Brezi ynë, pra ne dhe vetëm ne jemi helmi i kësaj kohe. Po nuk u tërhoqëm ne mënjanë, as që mund të shpresohet për mirësi në këtë vënd.

*Ish Kryetar i PD-së Fier