Ceremonia e prezantimit të Çmimit Nobel për Paqe, do të mbahet në Oslo më 10 dhjetor, ka njoftuar të hënën Komiteti i Nobelit.

Vendimi ka ardhur pasi ceremonitë për çmimet tjera Nobel, që organizohen në Stokholm janë anuluar për të dytin vit me radhë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Komiteti Norvegjez i Nobelit ka thënë se pret që dy laureatët e këtij viti, gazetarja filipine, Maria Ressa dhe Dmitry Muratov, kryeredaktor i të përditshmes ruse, Novaya, të marrin pjesë në ceremoni.

ërveç tyre, edhe udhëheqësi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Ushqim, David Beasely, do të marrë pjesë në ceremoni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo agjenci ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2020, mirëpo ceremonia në Olso ishte anuluar.

Fituesit e çmimeve tjera Nobel, do të pranojnë medaljet dhe diplomat në vendet e tyre, kanë bërë të ditur organizatorët në shtator./R.E.L