Ish-termocentrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë ka mbetur sërish pa energji elektrike, pasi forcat ruse dëmtuan – për herë të dytë – linjën e tensionit të lartë në termocentral, tha kompania kombëtare e energjisë në Ukrainë, Ukrenergo.

 

Kompania tha përmes një deklarate se linja, e cila furnizon me energji elektrike edhe qytetin Sllavutiç, është dëmtuar përsëri nga forcat ruse, pasi ekuipazhi i Ukrenergo-s e ka riparuar atë. Termocentrali është shkëputur plotësisht nga rrjeti elektrik javën e kaluar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo ndërprerje ka vënë në rrezik rreth 20 tonë mbeturina bërthamore, që duhet të ftohen vazhdimisht, për të penguar rrjedhjen e tyre nga uzina, e cila ndodhet rreth 100 kilometra larg kryeqytetit të Ukrainës, Kiev. Javën e kaluar, gjeneratorët emergjentë u aktivizuan menjëherë.

 

Forcat ruse morën kontrollin e Çernobilit menjëherë pasi shteti rus nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ukrenergo kërkoi qasje në zonë për të bërë riparime. Ukrenergo tha se Çernobili “është një strukturë e rëndësishme, që nuk mund të lihet pa furnizim të besueshëm me energji”./R.E.L

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";