Me shkarkimin e kryetarit Kevin McCarthy, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara po hyn në një territor të panjohur.
Mocioni për shkarkimin që u ndërmor nga ligjvënësi republikan i së djathtës së skajshme, Matt Gaetz, u miratua të martën me votën e tetë republikanëve dhe të gjithë demokratëve të pranishëm.
Votimi e bëri zotin McCarthy, kryetarin e parë të Dhomës së Përfaqësuesve në historinë e Shteteve të Bashkuara që shkarkohet, një humbje e hidhur që vjen pas më pak se nëntë muajsh në detyrë.
Zoti McCarthy deklaroi se nuk do të kadidojë më për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe për momentin nuk është e qartë se kush mund ta pasojë atë. Çfarë mund të ndodhë më pas?

KUSH E KRYESON DHOMËN E PËRFAQËSUESVE AKTUALISHT?

Menjëherë pas votimit, ligjvënësi republikan Patrick McHenry, një aleat i ngushtë i zotit McCarthy-t, u emërua si kryetar i përkohshëm i Dhomës.

Megjithëse zoti McHenry mund të shërbejë në këtë rol për një kohë të pacaktuar, ai nuk ka kompetencat e plota të një kryetari të zgjedhur, por vetëm ato që konsiderohen si “të nevojshme dhe të përshtatshme”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ÇFARË NDODH MË PAS?

Detyra e parë në rendin e ditës për zotin McHenry do të jetë mbajtja e zgjedhjeve për një kryetar të ri. Deri tani, është e paqartë se cilin do të propozojnë republikanët e Dhomës për postin e kryetarit.

Disa ligjvënës donin të propozonin përsëri zotin McCarthy për postin.

Por zoti McCarthy e bëri të qartë se nuk synonte të kandidonte përsëri për këtë rol.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Republikanët po diskutojnë emra të tjerë që mund të sjellin konsensus, si Steve Scalise ose Tom Emmer.

Republikanët do të propozojnë kandidatin e tyre për postin e kryetarit dhe më pas Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë për të. Në janar, u deshën 15 raunde votimi për të zgjedhur zotin McCarthy./VOA