Chelsea ka fituar për herë të dytë në histori Uefa Champions League.

Londinezet fituan derbin britanik kundër Manchester City me rezultatin 1 me 0.

Goli vendimtar I supersfides së luajtur në Do Dragao të Portos, u shënua në minutën e 42 nga Kai Havertz.

Fitore e madhe, dhe e merituar e skuadrës së Tuhel, që neutralizoi pothuajse plotësisht makinerine e Pep Guardioles që jepej për favorite në fillim sfide.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pavarësisht përpjekjeve maksimale të Manchester City në pjesën e dytë, Chelse u mbrojt në mënyrë perfekte dhe ia doli mbanë të realizojë një fitore te madhe, pavarësisht se në fillim sezoni askush nuk e jepte për favorit.

Ndërkohe, zhgënjim I madh tek qytetaret dhe Pep Guardiola I cili nuk arriti dot ti japë Maqnchester City një trofe të madh continental në finalen re parë historike ne këtë kompeticion.

Emocionet e finales se madhe te Uefa Champions League u transmetuan ekskluziviusht në Vizion Plus dhre Tring.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";