Policia Rrugore e Durrësit ka ndërmarrë një operacion për të gjobitur të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët kanë pasagjer në sedilen e parë.

Ditën e sotme, raportohet se postoblloqe të shumta kanë ndaluar automjetet duke ndërmarrë masa administrative.

E pyetur nga drejtuesit e mjeteve për këtë vendimmarrje, efektivët shprehen se janë urdhëruar nga drejtuesit e Policisë Rrugore Durrës për të gjobitur cilindo i cili në sedilen e parë të automjetit mban një person, qoftë edhe familjar i tij, bashkëshort ose bashkëshorte.

Në një nga postoblloqet, të drejtuar nga efektivi i policisë Sami Dedej, janë të shumtë drejtuesit e mjeteve të cilët kanë raportuar masa administrative me gjobë deri më 2000 lekë (20 mijë të vjetëra).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo gjendje ka irrituar shoferë të shumtë të cilët kanë kërkuar sqarim të situatës dhe një komunikim lidhur me këtë vendimmarrje.

Ndërkohë, drejtuesi i postobllokut i ka kërkuar drejtuesve të mjeteve se sipas urdhërave duhet të mos shkojnë në punë me automjet, si dhe familjarët duhet të qëndrojnë në sediljen e pasme.