Zelanda e Re ka vendosur të fusë të gjithë shtetasit e saj në izolim të plotë, pasi një person i vetëm rezultoi pozitiv me koronavirus pas testimit. Ky ishte rasti i parë në vend pas gjashtë muajsh.

Rasti u konfirmua në Okland (Auckland), ku izolimi i plotë do të zgjasë një javë. Po një javë do të qëndrojë në “lockdown” dhe qyteti bregdetar Kormandel (Coromandel), të cilin personi i infektuar kishte vizituar, ndërsa për pjesën tjetër të vendit vetëm tre ditë.

Autoritetet thanë se po veprojnë duke marrë si të mirëqenë që rasti i ri ishte me variantin Delta të koronavirusit.

Vetëm 20% e popullsisë në Zelandën e Re është vaksinuar plotësisht. “Ju siguroj se e kemi planifikuar këtë skenar. Izolimi i fortë që në fillim ka funksionuar për ne në të kaluarën”, tha kryeministrja Jacinda Ardern.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";