Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se është ende duke vendosur nëse do të jetë e nevojshme një dozë e tretë vaksine antiCOVID-19.

“Në këtë fazë ende nuk është përcaktuar nëse dhe kur do të jetë i nevojshëm një përforcues, domethënë një dozë e tretë e vaksinave kundër COVID-19”, tha EMA, ndërsa shtoi se po analizon të dhënat e reja për të bërë rekomandime që mund të mbështesin shtetet anëtare në kontekstin e fushatave kombëtare të vaksinimit.

Rregullatori i BE-së për ilaçet thotë se është “duke u angazhuar me zhvilluesit e vaksinave” për të koordinuar dorëzimin e të dhënave të nevojshme dhe thotë se është i vetëdijshëm se shumë vende evropiane po konsiderohet administrimi i vaksinave përforcuese për popullatat e tyre tashmë të imunizuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

EMA shtoi se tashmë po punuan me zyrtarë të tjerë evropianë të shëndetësisë, përfshirë grupet kombëtare të imunizimit “në rast se dozat përforcuese mund të bëhen të nevojshme”