“Më shumë se 30% e njerëzve që preken nga Covid-19 raportojnë humbje të bollshme të flokëve”, shpjegon Drejtoresha e Shkollës Pasuniversitare të Dermatologjisë dhe Venerologjisë në Universitetin e Bolonjës, Bianca Maria Piraccini.

Piraccini tha se duke filluar nga muaji prill, shumë pacientë raportojnë rënie të madhe të flokëve të tyre.

Sipas saj, pacientët që kërkojnë trajtim për humbjen e flokëve janë të infektuar që i përkasin moshave të reja, si dhe ata që nuk e kaluan me vështirësi virusin.

Ajo tregoi mes të tjerash se rënia e flokëve ndalet me kalimin e kohës, me rigjenerimin e plotë të flokëve. Megjithatë, Piraccini shtoi se duhet të merren parasysh 2 faktorë: “Flokët rriten me një shpejtësi prej rreth 1 cm në muaj, kështu që duhen muaj për t’u rikuperuar. Ndërkohë, tek njerëzit që vuajnë nga rrallimi i flokëve për shkak të alopecisë androgjenetike, shpesh çon në përkeqësimin e humbjes së flokëve”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";