Ndërsa numri i rasteve të reja me COVID po pëson rritje, këshilltari i qeverisë franceze, Arnaud Fontanet tha se ky virus po përhapet më shpejt sesa gjatë valës së parë në pranverë.

Epidemiologu Fontanet u shpreh se virusi po qarkullon shumë shpejt, teksa shtoi se në muajin gusht filloi një përhapje e re e virusit.

Ai theksoi se autoritetet franceze arritën ta vendosnin virusin nën kontroll në fund të qershorit. Sipas tij, numri i ulët i të shtruarve në spital deri në fund të gushtit kishte dhënë një ndjenjë false të sigurisë.

“Ndodhi të fillonte një javë e ftohtë në shtator dhe të gjithë treguesit në të gjithë Evropën u rritën. Virusi po përhapet më shpejt në mot të ftohtë sepse ne kalojmë më shumë kohë brenda”, nënvizoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, kryeministri Jean Castex, parashikoi një nëntor të vështirë.