Pfizer ka njoftuar se pilula e saj eksperimentale antivirale Covid-19 është në gjendje të zvogëlojë shkallën e shtrimit në spital dhe vdekjen me gati 90%.

 

Kompania farmaceutike ka njoftuar se do t’i kërkojë Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave dhe organeve të tjera rregullatore ndërkombëtare autorizimin sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 Pfizer ndërpreu para kohe provat klinike të ilaçit antiviral kundër Covid, pasi rezultatet paraprake treguan një reduktim më të madh se 89% të rrezikut të shtrimit në spital ose vdekjes tek pacientët në rrezik.

 

Ishte vetë kompania që komunikoi të dhenat mbi bazën e analizës së ndërmjetme të fazës 2/3 të studimit EPIC-HR.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto rezultate  duken të jenë më të mira se ato të Merck’s Molnupiravir, i cili është 50% efektiv në reduktimin e rreziqeve;

 

Pfizer do t’i paraqesë rezultatet e pjesshme të provës tek FDA e SHBA-së për autorizim për përdorim urgjent./tgcom

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";