Agjentët e sigurisë në aeroportin “Frederic Chopin” të Polonisë kanë arrestuar një 81-vjeçare daneze që udhëtonte nga Afrika për në Kanada me dyshimin për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.

 

Oficerët e doganës vendosën të kontrollojnë valixhen e të moshuarës pasi dyshuan për itinerarin e saj dhe sjelljen aspak të këndshme dhe brenda gjetën disa pako me 5 kilogramë heroinë dhe vlerë mbi 515,000 dollarë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas mediave ndërkombëtare, 81-vjeçarja tha se nuk kishte asnjë lidhje me heroinën e gjetur dhe se anëtarët e familjes i kishin dhënë një valixhe me dhurata për të afërmit në Kanada.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Asaj i është caktuar masa e paraburgimit për tre muaj dhe prokurorët kanë nisur hetimet, por ligji polak parashikon që ajo të përballet me 15 vjet burg për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.