Danimarka është vendi i parë evropian që ka lejuar vullnetarët t’i bashkohen luftimeve në Ukrainë. Shumë qytetarë të veshur me uniformat ushtarake janë nisur nga aeroporti i Koepnhagenit drejt Ukrainës. Ajo do të quhet brigada e të huajve.
Thirrja e një dite më parë nga presidenti Zelenski është përqafuar nga shumë qytetarë të Evropës, ndërkohë që edhe krerët e shumë shteteve janë shprehur se do të mbështesin të gjithë vullnetarët që do t’i bashkohen rezistencës së popullit ukrainas.
Më herët gjatë të dielës sekretarja e jashtme e Britanisë konfirmoi se ajo do të mbështeste çdo vullnetar që do të luftonte për lirinë dhe demokracinë, jo vetëm të Ukrainës, por edhe të Evropës.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";