Tetë politikanë kandidat për president të Komisionit Evropian u përballën në debatin e parë mes tyre, pak më shumë se një muaj përpara zgjedhjeve të unionit.

Debati i cili u dominua nga presidentja aktuale Ursula Von Der Leyen kishte në fokus kryesisht, sigurinë e kontinentit, ndryshimet klimatike dhe luftën në Ukrainë, por edhe në lindjen e mesme.

“Evropa na ka sjellë kaq shumë paqe, liri, prosperitet por sot, ajo për të cilën jam vërtet e shqetësuar është se këto vlera janë nën sulm, nga brenda dhe nga jashtë”, tha Ursula von der Leyen.

Sa i takon luftës në Gaza, Von Der leyen tha se arritja e një armëpushimi është emergjente.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjithashtu kemi nevojë për lirimin e pengjeve. Dhe duhet të ulemi e të punojmë për një zgjidhje me dy shtete, sepse kjo është e vetmja zgjidhje që do të sjellë paqe në rajon”,  u shpreh ajo.

Por sa i takon çështjeve klimatike presidentja e komisionit europian mori kritika të forta nga të gjelbrit

“Fatkeqësisht, zonja Von Der Leyen, ajo që kemi parë është se ju po e zbehni dhe po zbutni aq shumë marrëveshjen e gjelbër e cila është në dëm te fermerëve tanë”, tha Bas Eickhout, nga Partia e Gjelbër Evropiane.

Anders Vistisen kandidate nga ekstremi i djathtë europian tha se Bruksel është kthyer në një moçal, ndërsa premtoi se nëse fiton do të fillojë spastrimin në themel.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Von Der leyen, ju do të jeni personi i parë që do të shkarkojmë pas zgjedhjeve”, tha Vistisen.

Por kandidatja e të djathtës u sulmua nga të gjithë kandidatët e tjerë për një sërë çështjesh përfshirë akuzat për ndikimin rus dhe kinez. /vizionplus.tv