President i SHBA, Joe Biden ka reaguar për deklaratat e ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, që vunë në dyshim përkushtimin amerikan për t’i mbrojtur nga sulmet aleatët e vet në NATO.

Nga shtëpia e bardhë, Biden i quajti komentet e trump të rrezikshme të turpshme dhe shokuese.

“E imagjinoni dot një ish president të SHBA duke e thënë këtë gjë? E gjithë bota e dëgjoi. Dhe më e keqja është që ai e mendon vërtet atë që thotë.  Asnjë president tjetër në historinë tonë nuk është përkulur kurrë para një diktatori rus. Kur Amerika thotë fjalën e saj ne e mbajmë atë, NATO është një aleancë e shenjtë”, u shpreh Biden.

Trump tha të shtunën se dikur kishte paralajmëruar se do ta lejonte Rusinë të bëjë çfarë të dojë me vendet anëtare të NATO-s të cilat nuk e përmbushin zotimin për t’i shpenzuar 2 për qind të produktit të brendshëm bruto për mbrojtjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë kohës kur ishte president, Trump kritikonte shpesh vendet europiane se nuk po paguanin mjaftueshëm për mbrojtjen e vet. Edhe administratat e tjera amerikane i kanë akuzuar evropianët për shpenzime të pamjaftueshme në mbrojtje, por me ton më të butë.

Deklaratat e fundit të Trump u kritikuan ashpër nga zyrtarë të lartë të perëndimit duke e akuzuar ish presidentin se po dëmtonte sigurinë e të gjithëve në një kohë luftrash në botë. /vizionplus.tv

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";