Një studim i fundit i Shëndetit Publik Britanik dhe universitetit të Oksfordit ka gjetur se mbrojtja nga dy vaksinat më të përdorura në Britani të Madhe kundër Covid-19 dhe sidomos kundër  variantit Dalta, i cili është më i përhapuri, dobësohet brenda tre muajve.

Bazuar në më shumë se tre milion mostra të hundës dhe fytit të marra në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, studimi i Universitetit të Oksfordit zbuloi se 90 ditë pas dozës së dytë të vaksinës Pfizer ose Astrazeneca, efikasiteti i tyre në parandalimin e infeksioneve kishte rënë në 75% për Pfizer dhe 61% për Astrazenecën.

Sipas të dhënave të këtij studimit rënia e efikasitetit ishte më e theksuar tek personat e moshës 35 vjeç e lart se ata nën atë moshë. Gjithashtu u zbulua se ata që infektohen pasi marrin dy injeksione ose të vaksinës Pfizer-BioNTech ose AstraZeneca mund të jenë me rrezik më të madh për të tjerët sesa në variantet e mëparshme të koronavirusit, pasi janë transmetues të përhapjes së virusit duke mos patur asnjë shenjë klinike.

Për shkak të uljes së efikasitetit të vaksinave anti-covid me kalimin e muajve, shumë vende të botës kanë vendosur aplikimin e një dozë të tretë përforcuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";