Kisha Katolike në Gjermani do t’iu paguajë dëmshpërblime deri në 50 mijë euro viktimave të abuzimit seksual nga priftërinjtë dhe përfaqësuesit e tjerë të kishës. Për këtë hap, u ra dakord në asamblenë e përgjithshme të peshkopëve gjermanë në takimin e tyre në Fulda.

Duke iu referuar sistemit të mëparshëm, i abuzuari merrte gati 5,000 euro për vuajtjet.

Kisha Katolike është tronditur në vitet e fundit nga skandalet që përfshijnë abuzime seksuale.

Një raport i vitit 2018, i porositur nga Kisha Katolike, arriti në përfundimin se klerikët në Gjermani abuzuan me të paktën 3,677 njerëz midis 1946 dhe 2014. Më shumë se gjysma e viktimave ishin 13 vjeç ose më të rinj, kur u abuzuan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kreu i Konferencës së Peshkopëve Gjermanë, Georg Baetzing i Limburgut tha se do të ngrihet një komitet i pavarur për të shqyrtuar ankesat dhe për të vendosur mbi pagesat nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Kostot e terapisë së viktimave do të mbulohen gjithashtu.

Dëmshpërblim deri në 50 mijë euro për viktimat e abuzimit nga priftërinjtë në Gjermani shkruan Vizion Plus.