Një deputet ukrainas, Anton Poliakov, 33 vjeç, i cili ishte përfshirë në një hetim për korrupsion në sektorin e mbrojtjes, ka humbur jetën në një taksi në Kiev këtë të premte, në rrethana të paqarta.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se Poliakov u gjet pa ndjenja në sediljen e pasme të një taksie.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa kanë marrë në pyetje taksistin në mjetin e të cilit po udhëtonte deputeti.

Autoritetet kanë konfiskuar dokumente, një celular, si dhe një shumë parash.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";