Mediat greke kanë publikuar dëshminë e 15-vjeçarit shqiptar, i cili denoncoi babanë e tij për dhunë në familje.

Adoleshenti kallëzoi në policinë e Selanikut babanë për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij dhe nënës 44-vjeçare.

15-vjeçari ka thënë në polici se babai i tij bëhet i dhunshëm kur konsumon alkool me terpicë  dhe se thellë është një person i mirë.

Sakaq ai ka thënë se ka frikë të jetojë në të njëjtin vend me babanë dhunues. Ai tha se babai i tij ka nevojë për ndihmë të specializuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ajo që unë dua është që ne ta ndihmojmë, ai të vazhdojë jetën i lirë dhe nëna ime të qetësohet. Nuk dua të jem pranë tij. Nuk është njeri i keq, thjesht nuk di çfarë bën kur dehet”, ka thënë 15-vjeçari.

Mesditën e sotme u zhvillua seanca gjyqësore për 50-vjeçarin. Gjykata e la të lirë shqiptarin, pasi gruaja dhe i biri tërhoqën denoncimin.

Nënë e bir u pajisën e urdhër mbrojtje nga gjykata. Tani e tutje ata nuk do të jetojnë më në të njëjtën banesë./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";