Një krim i rëndë u zbulua pasditen e kësaj të premteje në Greqi, kur një shqiptar u gjet i prangosur dhe i djegur në sediljen e pasme të një makine. Mediat greke theksojnë se makina kishte qenë e vjedhur nga një zonë e Atikës në Athinë dhe kishte targa të falsifikuara.

Hetimet janë marrë nën përgjegjësinë e Departamentit të Hetimit të Krimit të Organizuar, njohur ndryshe si “FBI greke”.

Mediat greke raportojnë se shqiptari, i paidentifikuar ende, kishte tre ditë i vdekur në makinë dhe askush nuk e kishte vënë re. Mësohet se trupi i pa jetë i viktimës u pikas nga një gjuetar që ndodhej në zonë.

Një hetim i thelluar është në zhvillim, dhe autoritetet po përpiqen të zbardhin arsyet e vrasjes dhe lidhjen e mundshme me grupe kriminale të organizuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";