Ai kishte miqësi të fortë edhe me Bill Clinton, i cili bëri një status prekës në rrjetet sociale, pas vetëvrasjes së Bing. Ky i fundit njihej për jetën e shthurur dhe skandalet e shumta. Përveç djalit me aktoren Hurley, të cilin në fakt ai nuk e njohur kurrë, Bing ka edhe një vajzë nga një tjetër marrëdhënie. Bing nuk i njohur kurrë fëmijët e tij, me pretendimin se nuk ishin të tijët. Për këtë pati edhe procese gjyqësore dhe kërkoi prova AND-je, të cilat rrëzuar pretendimet e tij.
Pasuria e Bing llogaritet diku tek 590 milionë dollarë. Ai e kishte trashëguar pasurinë nga gjyshi i tij Leo, që ndërtoi apartamente dhe vila luksoze në Nju Jork, gjatë vitit 1920. Vdekja e tij ka shokuar SHBA-në, pasi një njeri i tillë, që e kalonte jetën me festa dhe femra të shumta, nuk të jepte përshtypjen e një tipi të vetmuar.