Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish për postin e lartë.

Ajo doli triumfuese ditën e sotme pas një tjetër votimi në parlamentin suedez.

Javën e kaluar, vetëm disa orë pasi u zgjodh, propozimi i buxhetit të Andersson u rrëzua në parlament dhe ajo humbi mbështetjen e PArtisë së Gjelbër nga koalicioni i saj.

Kryetari i parlamentit të Suedisë Andreas Norlen, gjatë një deklarate për mediat tha se “I vinte keq” për atë që ndodhi të mërkurën dhe pas sonazhit të liderëve të partive edhe një herë ai arriti në përfundimin se votat do të ishin sërish aty për të zgjedhur Andersson.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tre partitë që e sollën atë në pushtet më herët treguan se do ta lejojnë sërish të zgjidhet.