Pasi Izraeli kreu sulme në enklavën palestineze, duke vrarë të paktën 104  persona, në përgjigje të vrasjes së një ushtari izraelit, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se armëpushimi në Gazë – që mbështetet nga Uashingtoni – nuk është në rrezik.

Siç e kuptova, ata vranë një ushtar izraelit. Pra, izraelitët u kundërpërgjigjën dhe ata duhet të kundërpërgjigjen. Asgjë nuk do ta vërë në rrezik. Duhet ta kuptoni se Hamasi është një pjesë e vogël e paqes në Lindjen e Mesme dhe ata duhet të sillen mirë”, tha Trump.

Një zyrtar i ushtrisë në Tel Aviv tha se Hamasi e kishte shkelur armëpushimin duke kryer një sulm ndaj forcave izraelite që ishin të stacionuar brenda të ashtuquajturës “linjë të verdhë” – linjë për dislokimin e trupave.

Marrëveshja e armëpushimit që u ndërmjetësua nga SHBA-ja hyri në fuqi më 10 tetor, duke ndalur dy vjet luftë që u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Por që nga ai moment, të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të paktit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hamasi ka mohuar se qëndron prapa sulmit ndaj forcave izraelite në Rafah, në pjesën më jugore të Gazës, dhe përmes një njoftimi tha se vazhdon të respektojë marrëveshjen e armëpushimit./vizionplus.tv