Dhjetra britanikë kanë humbur jetën pas konsumimit të pijeve alkoolike të kontaminuara me metanol, një kimikat shumë toksik që nuk është për konsum njerëzor, raporton BBC.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka përditësuar listën e vendeve që paraqesin rrezik, duke përfshirë Tajlandën, Laosin, Vietnamin, Kamboxhian, Indonezinë, Turqinë, Kosta Rikën dhe Fixhin. Paralajmërimet vijnë pas disa incidenteve fatale, përfshirë vdekjen e turistëve britanikë në Laos vitin e kaluar.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë të kujdesshëm ndaj simptomave të helmimit nga metanoli, të tilla si shikimi i turbullt, konfuzioni, të përziera, të vjella dhe marramendje, të cilat mund të çojnë deri në humbje të jetës.

Metanoli është një kimikat industrial që përdoret për larjen e xhamave dhe nuk duhet të konsumohet. Megjithatë, disa bare dhe shitës ambulantë e përziejnë atë me pije alkoolike për të ulur kostot.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Udhëtarëve u këshillohet të blejnë pije të mbyllura nga lokale të licencuara, të shmangin alkoolin e bërë në shtëpi dhe pijet e përziera. Ekspertët paralajmërojnë se helmimi nga metanoli mund të ngjajë me një mbidozë alkooli, prandaj duhet kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore në rast shenjash të dyshimta.

Ministri i Jashtëm, Hamish Falconer, theksoi: “Helmimi nga metanoli mund të vrasë. Kur udhëtarët kuptojnë rrezikun, mund të jetë tepër vonë.”