Nasa publikoi videon mahnitëse të një cikli të plotë diellor të përmbledhur shkurt, duke përdorur xhirimet e marra prej yllit tonë çdo një orë përgjatë një dekade. Observatori i dinamikave diellore i Nasa-s ka bërë bashkë 425 milion imazhe me rezolucion të lartë të diellit, që nga fillesat e tij shkurtin e 2010-tës e deri në qershor të këtij viti.

20 milionë gigabajt të dhëna përmes fotove të shkrepura gjatë një dekade në “zbulime të reja të panumërta” në lidhje me diellin.

Nasa i sistemoi ato në një video 61-minutëshe që tregon ngjarje të cilat përfshijnë edhe shpërthimet diellore. Filmi tregon ndryshimet kryesore që dielli pëson gjatë një cikli të plotë të tijin, një periudhë thuajse 11-vjeçare gjatë të cilës polet e tij ndryshojnë dhe pikasen njollat diellore, që janë rezultat I veprimit të gzazeve me fushën magnetike. Ky mision i vëzhgimit të diellit pritet të zgjasë deri në 2030-tën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";