Një valë e të nxehtit ka përfshirë veriun e Indisë, me temperatura në deri 49.2 gradë Celsius në kryeqytetin Delhi.

Banorët e Indisë po përballen me valën e pestë të të nxehtit prej muajit mars.

Zyrtarët u kanë kërkuar banorëve që të marrin masa paraprake, pasi temperaturat mund të rriten edhe më shumë.

Ata kanë paralajmëruar se i nxehti mund të shkaktojë probleme shëndetësore për ata që janë më të cenueshëm, përfshirë foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me probleme kronike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët gjatë këtij muaji, kryeministri indian, Narendra Modi, u ka kërkuar ministrave të bëjnë plane për të zvogëluar ndikimin e të nxehtit të madh, pasi temperaturat janë rritur më shpejt se zakonisht.

Ndonëse temperaturat e larta janë të zakonshme në Indi, sidomos në maj dhe qershor, vera ka nisur më herët këtë vit, pasi vala e parë e të nxehtit është raportuar në muajin mars.

Temperatura mesatare për një muaj ka qenë më e larta në 122 vjet.

Qendra për Shkencë dhe Ambient, një institut që merret me këto çështje, ka thënë se valët e të nxehtit këtë vit kanë prekur 15 rajone, përfshirë Himaçal Pradesh, i cili njihet për temperaturat e këndshme./R.E.L

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";