Autoritetet pakistaneze të antidrogës dogjën të mërkurën një sasi prej 18 tonë drogë, me vlerë 1,3 miliardë dollarë.

Gjatë ceremonisë së djegies, të zhvilluar në periferi të Islamabadit, drejtori i përgjithshëm i Forcave Antinarkotike, Gjeneral Major Ghulam Shabeer Narejo, tha se organizata e tij kishte sekuestruar 184 tonë drogë vetëm gjatë vitit 2021.

Zyrtarët thanë se drogat e sekuestruara ishin hashash, opium, heroinë, amfetaminë, metamfetaminë, ketaminë, kokainë, si edhe Ksanaks, ekstazi, Alrazolam, si dhe ilaçe e preparate kimike të tjera, në sasi të mëdha.

Pakistani është një rrugëkalimi kryesore e lëndëve narkotike që kanë si pikënisje vendin fqinj, Afganistanin, që konsiderohet edhe si prodhuesi më i madh në botë i heroinës dhe një prodhues i rëndësishëm i hashashit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";