Çudirat e motit nuk kanë të ndalur. Ndërkohë që një ditë më parë pjesa më e madhe e Europës u përfshi nga stuhitë e shiut dhe breshëri, në SHBA ka ndodhur një tjetër fenomen i pazakontë për stinën në të cilën ndodhemi.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se në liqenin Tahoe në Kaliforni ka rënë dëborë në gusht.

Një fenomen i tillë kishte ndodhur 20 vite më parë. Sipas ekspertëve ky fenomen ka ndodhur për shkak të një trazire të ardhur nga Alaska.

Vetëm pak ditë më parë temperaturat në liqenin e Tahoe ishin të larta dhe shfrytëzoheshin nga njerëzit për të bërë plazh, por një ditë më parë ka dhodhur edhe çudia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zakonisht dëbroa në këtë rajon fillon në nëntor, dhe data 27 e këtij muaji çel zyrtarisht edhe sezonin e skive. /Vizionplus.tv/