Ky 9 maj i Ditës së Europës ka ardhur me atmosferën e reflektimit më shumë sesa të festës. Me iniciativën e Sllovenisë, që me Gjermaninë dhe Portugalinë nga korriku 2020 deri në dhjetor 2021, ndajnë presidencën treshe të BE-së, krerët e shteteve duan të angazhohen për të përfshirë sa më shumë njerëz të jetë e mundur në zhvillimin e mëtejshëm të unionit.

 

Nga kjo e dielë, përgjatë një viti në nivel europian, kombëtar dhe rajonal do të zhvillohen forume e diskutime të shumta, ku qytetarët do të zhvillojnë bashkarisht rekomandimet për veprim në fushat si qëndrueshmëria dhe mbrojtja e klimës, digjitalizimi dhe roli i Europës në botë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sa më shumë njerëz të marrin pjesë në diskutimin e gjerë dhe të hapur, aq më mirë është për unionin tonë. Rekomandimet e qytetareve dhe qytetarëve duhet t’i shërbejnë institucioneve europiane si bazë për zhvillimin e mëtejshëm dhe orientimin e ardhshëm të Bashkimit Europian. Kriza e koronavirusit ka shtruar çështje që kanë të bëjnë me mënyrën tonë të jetesës. Ajo ka treguar forcën e integrimit europian, por edhe dobësitë.”- kanë deklaruar kështu njëzet e nje krerë të shteteve anëtare të bllokut.