Lionnel Messi nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës duke nisur nga viti i ardhshëm. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” do të largohet nga “Camp Nou” pas 16 vitesh si katalanas. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi katalanas në faqen e tij zyrtare.

 

“Të dyja palët kishin dëshirë të rinovonin kontratën, por ishte e pamundur për arsye ekonomike dhe strukturore të La Ligas spanjolle”, thuhet në njoftimin e klubit të Barcelonës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Menjëhere pas këtij lajmi kanë filluar spekulimet se ku mund të vazhdojë karrierën “Pleshti” argjentinas. Kandidatët kryesorë duket se janë sheikët e Manchester City dhe PSG.

 

Pep Guardiola do ta mirëpriste yllin argjentinas në ishull tek City, të cilin e njeh shumë mirë që nga koha kur e stërviste tek Barcelona, por as milioneret e PSG nuk do to jenë pas në këtë garë duke e joshur Messin të luajë serish përkrah Neymar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Se ku do të luaj Messi sezonin e ri kjo mbetet ende enigmë edhe për pak kohë, por e sigurt është që tifozët e Barcelonës kanë mbetur zemërthyer nga largimi i lojtarit me të mirë në botë.

 

Pamjet që vijnë nga jashtë “Camp Nou”  janë trishtuese për tifozët e Barcelonës të cilët kanë nisur të vajtojnë largimin e Messit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një numër i madh i tyre janë grumbulluar para selisë së klubit me fanellat e argjentinasit si për të penguar këtë largim të tij.

 

Messi e mbyll me Barcelonën me 6 “Topa të Artë” të fituar dhe me 35 trofe me fanellën e katalanasve, 8  Superkupa të Spanjës, 7 Kupa Mbreti, 4 Champions League, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Kupa Bote për klube.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";