Një 49-vjeçar nga Armenia vrau gruan e tij në Poliçni të Selanikut mbrëmjen e së dielës.
Pas vrasjes së bashkëshortes, ai ka shkuar në polici dhe u tha atyre: “Djema vrava gruan time”. 49-vjeçari, sipas një raportimi të MEGA, ka kërkuar nga policia që të informojë djalin e tyre 20-vjeçar.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Policia gjeti gruan e vdekur në dhomën e gjumit me plagë të shumta me thikë në gjoks dhe këmbët. Thika është gjetur brenda shtëpisë dhe sot pritet autopsia për shkaqet e vdekjes së gruas.
Çështja është marrë në dorëzim nga Departamenti i Krimeve kundër Jetës pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut.